Asociacioni i Shërbimeve Financiare i Maqedonisë së Veriut
  • English
  • Македонски
  • Shqip

Shoqatat financiare kanë lëvizur përpara sistemin financiar në vend

Me shfaqjen e tyre, institucionet financiare jo bankare, tek ne të njohura si shoqata financiare, mundësuan një qasje më të lehtë për qytetarët në mbështetjen e domosdoshme financiare, në formë të një kredie afatshkurtër për zgjidhjen e nevojave financiare të papritura, ose për të kapërcyer problemet momentale financiare. Por, gjithashtu, me mënyrën e punës dhe aplikimin e zgjidhjeve moderne teknologjike në punë, shoqatat financiare bënë një lëvizje përpara të sistemit të gjithmbarshëm financiar në vend dhe kontribuuan në rritjen e konkurrencës, që gjithmonë është në interes të klientëve.

Të rrallë janë ata qytetarëve që asnjëherë nuk kanë pasur nevojë për një injeksion afatshkurtër financiar, pa marrë parasysh nëse kjo është për riparimin e shtëpisë, një shpenzim urgjent shëndetësor, një nevojë arsimore ose thjeshtë për të kapërcyer një periudhë të caktuar kur ndodhin situata të caktuara të papritura, kur në mënyrë të shpejtë dhe efikase nevojitet qasja në mjetet financiare.

Në të kaluarën, zgjidhja e nevojave të tilla, veçanërisht kur bëhet fjalë për kredi të shumave të vogla, ishte pothuajse e parealizueshme, për shkak se sistemi financiar tradicional përqendrohet në përmirësimin e kredive klasike, të shumave më të mëdha, me afate më të gjata të shlyerjes dhe zakonisht me procedura të gjata të miratimit të tyre.

Me shfaqjen e shoqatave financiare, avantazhi konkurrues i të cilave qëndron pikërisht në përparimin e tyre teknologjik, qasja në mjetet financiare u bë plotësisht fleksibile dhe e shpejtë në aspektin e realizimit të kërkesave dhe në aspektin e shumave të kredive, me vetëm disa klikime në një celular ose kompjuter. Në fakt, si pjesë e Industrisë “Fintek”, e cila bazohet në përdorimin e teknologjive të reja të punës dhe që me siguri përfaqëson ardhmërinë e sistemit financiar në botë, shoqatat financiare duke përdorur zgjidhje moderne teknologjike, mund t’u sigurojnë klientëve një mënyrë të thjeshtë për të përfunduar të gjitha procedurat e aplikimit, shpejtë të kryhet kontrolli i aftësisë së pagesës së kredisë së kërkuesit dhe në kohë të shpejtë të merret përgjigjja dhe mjetet e kërkuara në llogari, po qe se aplikimi është aprovuar.

Për më tepër, me shfaqjen e shoqatave financiare, qytetarët në mënyrë legale arrijnë në mjetet e nevojshme financiare, në momentet kur ato u nevojiten më së shumti, duke i mbrojtur kështu nga vendimet impulsive për të siguruar në mënyrë të paligjshme mjetet e nevojshme financiare.

Rritja e numrit të shoqatave financiare të kreditimit onlajn, si dhe numri i kredive të aprovuara dhe mjetet financiare të dhëna për popullsinë, dëshmojnë se ka pasur nevojë të domosdoshme për një veprimtari të tillë.

Për të mundësuar një cilësi më të madhe të punës dhe një siguri për klientët, shoqatat financiare të vendit kohët e fundit formuan Asociacionin e Shoqatave Financiare për të punuar së bashku në vendosjen e standardeve të cilësisë së shërbimeve. Kjo do të kontribuojë në një transparencë më të madhe të industrisë financiare dhe një rritje të ndërgjegjes së publikut për nevojën dhe leverdinë e institucioneve financiare jo bankare për shoqërinë në përgjithësi.

Pjesë