Asociacioni i Shërbimeve Financiare i Maqedonisë së Veriut
  • English
  • Македонски
  • Shqip

Një ekspansion në rritje i Industrisë “Fintek” në vendin tonë

Duke kombinuar teknologjinë dhe shërbimet financiare, Industria “FIntek” i bëri shërbimet financiare edhe më të arritshme për qytetarët. Kryesisht e përfaqësuar nga shoqatat financiare, kjo mënyrë e punës dhe e shërbimit krijon mundësi për mikro-kredi të vogla dhe të shpejta, që nga ana tjetër për qytetarët nënkupton shërbim të menjëhershëm dhe plotësim të disa nevojave financiare të paparashikuara.

Kreditë e shpejta onlajn tani merren për një kohë shumë të shkurtër – vetëm disa minuta, me një procedurë shumë të thjeshtë aprovimi, dokumentacion minimal dhe përgjithësisht e gjithë përvoja e përdoruesit është në nivel krejtësisht tjetër. Shoqatat financiare jo bankare shërbimet e tyre i ofrojnë onlajn dhe kjo i bën ato të arritshme në çdo kohë dhe në çdo vend. Numri i institucioneve të tilla financiare jo bankare dhe i shërbimeve të tyre në vend po rritet vazhdimisht, duke rritur kështu numrin e qytetarëve që perceptojnë përparësitë e tyre të mundësuara nga teknologjia financiare.

Këto institucione, për shkak të avantazheve që ofrojnë dhe specifikës së veprimtarisë së tyre, gjetën vendin e tyre në treg në plotësimin e nevojave të qytetarëve për qasje të shpejtë në një sasi relativisht të vogël parash në afat të shkurtër, diçka që institucionet financiare tradicionale nuk e mundësojnë, ose nga ana tjetër, procesi është shumë më i vëllimshëm (i ndërlikuar) si nga perspektiva kohore ashtu edhe nga ajo fizike: dokumentacion i gjerë, përgjigje pas disa ditësh etj.

Trendi i rritjes së Industrisë “Fintek” në suaza botërore pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjë që nga njëra anë do të thotë konkurrencë më e madhe në tregun financiar, ndërsa nga ana tjetër do të thotë përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit të ofruar nga subjektet e tregut,  e cila natyrisht, sjell përfitime që do t’i përfitojnë përdoruesit fundorë.

Për të ngritur cilësinë e biznesit të tyre, si një parakusht i rëndësishëm për rritjen e mëtejshme të tërë industrisë, shtatë nga shoqatat financiare më të përparuara në pikëpamje teknologjike dhe më të mëdha në vend, në muajin maj të këtij viti formuan Asociacionin e Shoqatave Financiare. Ai përfshin Shoqatat Financiare: “Tigo Fajnans”, “Mogo”, “Digjital Fajnans”, “Kredisimo”, “M Kesh”, “Shoqata Financicare SN” dhe “Iute Kredit”, dhe qëllimi i bashkimit të shoqatave është përpjekja e përbashkët për të krijuar një praktikë të përgjegjshme, duke pasur për qëllim bashkëpunimin afatgjatë dhe vlerësimin pozitiv të konsumatorëve dhe institucioneve të rregullimit të tregut.

Anëtaret e Asociacionit nënshkruan Kodeksin e Praktikës së Mirë, i cili siguron një nivel më të lartë të mbrojtjes dhe rregulla të qarta të bashkëpunimit me klientët që kanë marrë kredi ose që planifikojnë për të marrë kredi të caktuar nga një anëtare e Asociacionit. Kodeksi merret me çështje të tilla si vlerësimi i aftësisë së pagesës së kredisë (solvencës) së klientëve, marketingun etik, procedurën e shpejtë dhe praktike të rishikimit të ankesave dhe marrjen (nxjerrjen, mbledhjen) e borxhit.   Zbatimi i pikave të Kodeksit është i dukshëm për klientët përmes shtypit “Kreditori i Përgjegjshëm” i miratuar nga anëtaret, i cili siguron klientët se do të marrin trajtimin e duhur.

 

Pjesë