Asociacioni i Shërbimeve Financiare i Maqedonisë së Veriut
  • English
  • Македонски
  • Shqip

Konsumatorët

Në cilat raste duhet të shqyrtohet huamarrja nga huadhënës jo-bankar? Në cilat raste nuk duhet marrë hua nga huadhënësi jo-bankar?Çfarë duhet bërë në rast se paraqiten çështje?

Në cilat raste mund të konsiderohet huamarrja nga huadhënësi jo-bankar?

Kreditë afatshkurte kanë për qëllim që të përdoren për shpenzimet emergjente  për shembull, kur një paisje shtëpiake prishet papritur dhe ka nevojë për riparim të menjëhershëm. Megjithëse shërbimi është i lehtë dhe i përshtatshëm, duhet të përdoret me përgjegjësi dhe ndjeshmëri. Para marrjes së një kredie afatshkurte,personi duhet të vlerësojë nevojën reale për këto para dhe aftësinë e tyre për t’u shlyer në kohën e duhur. Nëse keni vendosur të merrni një hua afatshkurte, sigurohuni që jeni dakord me normën e caktuar të interesit (komisionit), keni studiuar me kujdes kushtet e marrëveshjes, mbanim hap me buxhetin tuaj për të shlyer kredinë në datën e duhur.

Në cilat raste nuk duhet marrë hua nga huadhënësi jo-bankar?

Kreditë afatshkurte nuk duhet të përdoren për të zgjidhur problemet afatgjate financare. Gjithashtu, ato nuk duhet të përdoren për të shlyer kreditë e tjera, të tilla si hipotekat, lizingun dhe të ngjajshme. Përfundimisht, ato nuk jane një zgjidhje e shpejtë fikse për tekat spontane..

Çfarë duhet bërë në rast të paraqitjes së çështjeve?

Nëse klienti ka një vështirësi dhe nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij, kompanitë e industrisë i bëjnë thirrje kreditorit që të kërkojë një zgjidhje së bashku. Kompanitë e industrisë ftojnë klientët në vështirësi për të vepruar me qetësi dhe maturi:

  • Në asnjë rrethanë klienti nuk duhet të marrë hua nga kreditorët e tjerë për të shlyer borxhin ekzistues
  • Klienti duhet të kontaktojë ofruesin e shërbimit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të problemit
  • Klienti nuk duhet ta prolongojë problemin – sa më gjatë që klienti ngurron, aq më e vështirë do të jetë zgjidhja e situatës
  • Klienti duhet të rishikojë buxhetine tij – mund të ketë artikuj shpenzimi që mund të braktisen ose ndjeshëm të reduktohen

Nëse, megjithatë, klienti nuk sheh një mënyrë për t’u marrë me situatën, kërkoni këshilla nga Asociacioni i Shërbimeve Financiare.