Asociacioni i Shërbimeve Financiare i Maqedonisë së Veriut
  • English
  • Македонски
  • Shqip

Asociacioni i Shërbimeve Financiare i Maqedonisë së Veriut

Asociacioni i Shërbimeve Financiare i Maqedonisë së Veriut bashkon teknologjinë financiare, të njohur ndryshe si FinTech,komapani dhe organizata të tjera që veprojnë jashtë sektorit bankar, duke ofruar sherbime financiare për rezidentët e Maqedonisë së Veriut.

Misioni i asociacionit është të krijojë një praktikë të besueshme dhe të përgjithshme të industrisë, e cila synon bashkëpunim afatgjatë dhe vlerësimin pozitiv nga konsumatorët dhe institucionet e mbikëqyrjes së tregut, derisa në të njëjtën kohë i shpjegon publikut të gjerë mundësitë e ndryshme që mund të ofrojnë shërbimet financiare për zhvillimin e individëve dhe të shoqërisë në tërësi.

Asociacioni përfaqëson institucionet financiare jo-bankare, të cilat lëshojnë kredi për konsumatorë.

Kredi të Pasigurta

 Kreditë e pasigurta mund të merren qoftë në degët e kompanisë ose në distancë nëpërmjet internetit. Kolateral nuk është i nevojshëm. Shuma më të mëdha kanë një skemë fikse të pagesave, por kreditë më të vogla duhet të paguhen menjëherë. Në shumicën e rasteve njerëzit i përdorin këto kredi në situata të papritura të jetës kur nevojiten fonde shtesë. Kreditë jo-bankare për konsumatorë nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve financiare afatgjate ose detyrimeve të tjera.